Donaldi sqarohet me Beatrix: Ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë, por…

Donald Veshaj, gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” i tha Beatrix Ramosaj se shumë gjëra nuk i shpreh dot, pasi se nuk dëshiron të ketë debate me të.

‘’Ka shumë gjëra që mbase mua nuk më bëjnë të ndihem mirë, por tek e fundit unë zgjedh që të mos i them pasi e di shumë mirë që argument pas argumenti do lini një debat. Unë nuk jam ftohur me Beatrix por kam edhe unë gjëndjet e mia. Po të ishim jashtë gjërat do të ishin ndryshe, këtu brenda ka shumë presion. Duhet menduar që unë kam 100 ditë i izoluar’’,  tha ai.

Nga ana tjetër edhe Beatrix këmbënguli që ai ta ngrejë zërin për çdo gjë që mendon se nuk po shkon siç duhet.