Një shtetase ka humbur jetën, pasi mjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një mjet tjetër në aksin Lezhë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti. Policia njofton se automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L.
Gjelina Leshi u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.