BB VIP – “Vëllai i Madh” u ka përcaktuar një tjetër lojë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në shtëpi kanë mbërritur disa kuti, bashkangjitur me fotot përkatëse të secilit banor.
Konkurrentët duhet të hynë në kutitë e tyre dhe duhet të qëndrojnë brenda tyre sa më gjatë të jetë e mundur.
Në rast se do të duhet të ushqehen apo të përdorin tualetin loja do të konsiderohet e humbur.
Banorët do të duhet të tregojnë durim nëse duan të shpallen fitues të kësaj sfide.
Burimi: Gazeta Shqip