“Nuk të ndihmoj në pasigurinë tënde”/ Biznesmeni gay shpërthen keq kundër Dorina Memës: Mos më sfido, ta marr burrin…

Dorina Mema ka hapur debat me disa deklarata të bëra së fundmi në një intervistë. Sportistja e njohur u shpreh se “ky vend qan për dy gram burrëri”, teksa shtoi se meshkujt po iu marrin grave fustanet.

Deklarata e saj duket se kanë revoltuar biznesmenin e njohur gay, Elton Ilirjani, i cili ka shpërthyer me disa postime në rrjetet sociale. Ai ka publikuar disa video ku reklamon të pasmet krahas të cilave ka shkruar:

“Meqënëse u fol se meshkujt nuk duhet të veshin fustan. Epo kur bëhen gratë dhe vajzat xheloze për gay. Zemra, ata meshkuj që duan të shkojnë me meshkuj janë burra! Jo për gjë, por për injorancën tënde mendova të ndërhyja. Tani mos më sfido se ta marr burrin, sepse make up për të fshehur surratin nuk përdor, gjatësi po e po dhe b*thë lodhu sa të duash. Por hajt po të toleroj se po shfaq hapur pasiguri. Fatkeqësisht shumë vajza shqiptare janë të pasigurta”.

Ndërsa më pas Eltoni ka vazhduar duke shkruar: “Po unë që kështu kam lindur dhe nuk bëj sport? Nuk të ndihmoj dot në pasigurinë tënde. Të siguroj që meshkujt që kam rrëmbyer vishen si burra! Burra e çfarë burrash! Si mund të përdorësh ende në 2022 termat mashkull dhe femër, ndërkohë që janë fjalët djalë, çun, burrë dhe vajzë, gocë, grua? E pra vetëm maniakët seksualë emërtojnë sipas poshtë brekëve”.

Por biznesmeni nuk e ka lënë me pas, pasi më pas ka shkruar “vajza, gra mos u lyeni kaq shumë se e para jeni bërë të gjitha kopje të njëra-tjetrën”.

“E dyta ngjani keq. E treta është se burrat e kanë realisht bezdi make upin. E katërta, kaq të pasigurta jeni sa po ju pamë fytyrën nuk do ju pëlqejmë? Mos duhet ta duani më shumë veten tuaj? Djemtë nuk janë konkurrentët tuaj. Kafshët nuk janë aksesorë! Nuk vishen me kordele dhe hidhen si lodra mbi krevat nëpër story! Kafshët unë i konsideroj individë dhe si të tillë duhen trajtuar. Si do ndihej ajo homofobja ta trajtonin si trajton ajo qenin e saj të detyruar të bëjë veprime jashtë natyrës? Apo injoranca ka opsionale fjalën natyrë? Faleminderit Zot që të paktën nuk më bërë injorant!”, shkruan më tej Iliriani.

Burimi: Gazeta Shqip