“Mimoza Llastica” është një ndër personazhet më të dashur për shqiptarët.
Mediat zvicerane e kanë cilësuar po aq të njohur sa Heidi në Zvicër.
Zhaklina Dhimojanin është aktorja protagoniste në filmin “Mimoza Llastica”, ndërsa nisi karrierën në Zvicër si përkthyese ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale.
Atje ajo u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler, i cili është sot bashkëshorti i saj. Sot jeton në Bernë të Zvicrës së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj Alexa.