Kryedemokrati Lulzim Basha është thirrur sot nga prokuroria për të dëshmuar mbi protestën e 8 janarit.
Basha është thirrur për t’u paraqitur në Prokurorinë e Tiranës në orën 11:00, ndërsa pas tij do të vijë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në orën 12:00.
Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha qëndroi përballë prokurorëve dhe iu tregoi versionin e tij për protestën që demokratët zhvilluan para selisë blu e që u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike.
Dje, Berisha sërish akuzoi sërish Lulzim Bashës kishte marrë kriminelë në selinë blu ditën e protestës.
“Të pranojë të qëndrojë i rrethuar me vrasës, trafikantë dhe bandë në një kohë që mbrohet nga garda, por edhe sikur të mos mbrohej, ti nga vrasës nëse do të qëndrosh në politikë s’mund ta bësh atë kurrë”, u shpreh Berisha.
Dje, u morr në pyetje dhe Flamur Noka, krahu i djathtë i Berishës, ndërkohë që dy ditë më parë të gjithë të arrestuar e protestës u lanë të lirë. Vetëm për disa prej tyre, u kërkua detyrim paraqitje.