Iliri këmbëngul se nofka për dhinë s’ka lidhje me Monikën, Donaldi reagon i revoltuar: A je burrë?

Batuta e Ilirit, që nisi me hyrjen e dhisë në shtëpinë, ofendoi Monikën, spektaklin e kaluar të “Big Brother VIP”.

Debatet mes dy artistëve vazhduan gjatë gjithë këtyre ditëve, por Iliri insiston se nuk i referohej asaj me nofkën që i vuri kafshës.

Por Donaldi reagou i acaruar, duke thënë se nuk është rastësi që Iliri i thotë Monikës hipokrite dhe më pas i vë dhisë shkurtimin e emrit të saj.

Donald: Si mund ta mohosh që e kishte për Monikën? Si mundesh o vëlla? S’po merrem me batutën se zuri be gocën.

Ilir: Nëse e nxjerr dhinë për xhiro, i jap banane e mollë…

Donald: Nuk besoj se është rastësi që i thua hipokrite. Unë besoj se e ke të nevojshme Monikën se ty të bën simpatik.

Ilir: Ne flasim nga mëngjesi në darkë. Kemi një komunikim përmes ironive.

Donald: Nuk mund të gënjesh o vëlla.