Uziel Martinez, një Tik Toker nga Meksika ka ndarë me ndjekësit e tij një histori personale.
Uziel u bë i famshëm në vendin e tij pak muaj më parë pasi i dhuroi veshkën asaj që mendonte se do bëhej vjehrra e tij.
Por vetëm një muaj më vonë, e dashura e braktisi dhe u martua me një tjetër.
“I dhurova një veshkë nënës së saj. Ajo më la dhe u martua muajin tjetër” u tha TikTok-eri 43.000 ndjekësve të tij.
Videoja u bë menjëherë virale dhe fansat shprehën mbështetjen për Uziel.