Në festën e ditëlindjes të Bora Zemanit, këngëtarët e ftuar, Klajdi Haruni dhe Bruno kënduan “Toxic love”, me tekst të Donald Veshaj, dedikuar moderatores.
Moderatorja Bora Zemani mbushi 30 vjeç këtë 9 janar ndërsa mbrëmjen e kaluar organizoi festën e ditëlindjes.
Në një vend të dekoruar me detaje dhe me shumë shkëlqim, Bora kishte ftuar miqtë dhe kolegët e saj, duke përfshirë dhe konkurrentët dhe stafin e “Për’puthen”, ku ajo prezanton.
Atmosfera arriti kulmin me ardhjen e këngëtarëve Klajdi Haruni dhe Bruno, që kënduan gjatë gjithë kohës për moderatoren dhe të ftuarit e tjerë.
Si gjithnjë, pranë Borës, qëndronte mikja e saj e ngushtë Bora Zemani dhe mike të tjera të saj si Xhensila Myrtezaj, Jona Spahiu, Albana Osmani, Arbana Osmani, Lori dhe Sara Hoxha, Olti Curri dhe shumë perosnazhe të njohur të ekranit.