Artisti Ed Sheeran ka bërë plane për të ndërtuar një dhomë varrimi për veten nën dyshemenë e kishës së re në formë varke.
Kisha ndodhet në mjediset e mini-fshatit të tij në vlerë prej 4.4 milionë euro në Suffolk të quajtur Sheeranville.
Sipas DailyMail, fotografitë e reja tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, ndërsa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake në dysheme.
Vendi privat i këngëtarit britanik është modeluar me mure të lakuara në plan dhe në lartësi, të cilat i japin atij një ndjesi gjithëpërfshirëse në formë varke.
Sheeran, i cili ka një vlerë fitimesh neto prej 264 milionë euro, fillimisht nuk arriti të merrte leje për një kishëz në kopshtin e tij, por në vitin 2019 ai paraqiti plane të zvogëluara të cilat u miratuan nga fqinjët e tij si dhe nga këshilli i famullisë.
Ndërtimi sapo ka filluar në ndërtesën e re për meditim dhe lutje, e cila është në
Sheeran ka shpenzuar 45.7 milionë euro duke blerë pesë shtëpi për të krijuar pronën e tij në fshat, të quajtur Sheeranville, dhe një shtesë prej 3.5 milionë euro për rinovime të gjera, duke përfshirë një bar, shtëpi në pemë, dhomë muzikore nëntokësore dhe tunele.
Ai ka shtuar gjithashtu një vend me kafshë të egra i cili i ka kushtuar 560 mijë euro, një kuzhinë në natyrë dhe një fushë futbolli.
Sheeran ka shpenzuar muaj për të realizuar peizazhin e pronës së madhe e cila përfshin një kopsht të rrethuar me mure, një kopsht me fruta, një mini-strehë për pula, dhi e dele dhe një zonë argëtimi me vaskë të nxehtë.
Sheeran bleu shtëpinë e tij të parë në këtë vend, për rreth 900,000 funte (një milion euro) në vitin 2012.