Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mbrëmje veri të vendit, kryesisht në bashkinë e Pukës.
Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ndërsa nga lëkundja e lehtë nuk ka pasur probleme.
Ndërsa epiqendra e tërmetit është 17 km në verilindje të Pukës.
Disa ditë më parë, u regjistrua një tërmet në Follorinë të Greqisë, lëkundjet e së cilit janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.