Përhapja me shpejtësi e “Omicron”, Komiteti i Ekspertëve nuk ndryshon kufizimet në vend

Masat kufizuese nuk do të ndryshojnë, pavarësisht rritjes së infektimeve për shkak të përhapjes së variantit shumë ngjitës të Covid, “Omicron”.

Nuk do të ketë ndryshime të masave. Ora policore vijon të jetë nga 23:00 deri në 06:00. Niveli i infektimeve është në përputhje me masat kufizuese, do vijojnë aktivitet sportive në vetëm 30% të sallave ose ambienteve. Hyrja në vend do të vijojë të jetë e kontrolluar duke paraqitur green pass ose testin PCR 72 orë në kufi, ose testin e shpejtë 42 orë. Të nderuar qytetarë këshillohet zbatimi i masave që të mbrojnë veten, por edhe komunitetin, mbajtja e maskës”, njofton epidemiologia Mira Rakacolli.

“Niveli i infektimeve është në përputhje me masat kufizuese, do vijojnë aktivitet sportive në vetëm 30% të sallave ose ambienteve. Hyrja në vend do të vijojë të jetë e kontrolluar duke paraqitur green pass ose testin PCR 72 orë në kufi, ose testin e shpejtë 42 orë. Të nderuar qytetarë këshillohet zbatimi i masave që të mbrojnë veten, por edhe komunitetin, mbajtja e maskës”, tha Rakacolli.