Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës në një pallat në lagjen “Rilindja” në Vlorë.
Një apartament është përfshirë nga flakët, ndërsa në banesë ndodhej dhe 55-vjeçari Gjergji Beqiri i cili humbi jetën.
Sipas policisë ngjarja dyshohet të jete nga një shkëndije elektrike ndërkohë që 55 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Policia e Vlorës ka bërë këqyrjen e vendngjarjes duke marrë në pyetje banorët dhe vëllanë e viktimës, më pas i vdekuri është shoqëruar në morgun e spitalit të Vlorës.