Krisje në marrëdhënien e tyre, Beniada këshillon Beatrix: Shikoje në sy, buzëqeshi

BB VIP – Ka disa ditë që marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix nuk shkon ashtu siç duhet dhe duket se tani që të dy ndihen të nervozuar.

Gjatë spektaklit të së martës, këngëtarja e njohur tregoi pasiguritë e saj për lidhjen me aktorin e humorit. Sipas saj, Donaldi nuk sillet si në fillim dhe situate e ka rënduar psikologjikisht.

Pas përfundimit të spektaklit Veshaj foli në lidhje me Beatrix me Beniadën, ku kjo e fundit më pas vendosi që të këshillonte këngëtaren.

“Shikojë në sy, buzëqeshi, thuaj të kam xhan, sa të të dëgjojë pastaj largohu, keni nevojë të dy bashkë për pak ngrohtësi në këtë moment” i tha Beniada, Beatrixës.

Burimi: Gazeta Shqip