Aktorja Arjola Demiri ka folur gjithmonë rreth vështirësive që ka kaluar në jetë dhe problemeve me ish bashkëshortin.
Tani që është pjesë e “Big Brother VIP” historitë e saj kanë qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes dhe vetëm dy ditë më parë ajo ka rrëfyer me më shumë detaje historinë e trishtë të jetës së saj.
Arjola ka pranuar publikisht se ish bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe se e ka tradhtuar për 6 vite me rradhë që aktorja ishte në djeni. Ato vite nuk kanë qenë aspak të lehta për aktoren, nënën e tre fëmijëve e cila në luftë me depresionin ka tentuar edhe vetëvrasjen, prej së cilës e ka s hpëtuar nëna e saj.
Por kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit?
Burime për Albeu.com thonë se ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Ai është personazh i njohur për mediat dhe botën e krimit. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor të vitit 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.
Gjithashtu, burime për Albeu.com bëjnë me dije se Ajax Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjakë me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.
Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pasi ajo nuk ka patur një celebrim me të.