Një rast i rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe, ku një qen kafshoi 23 herë foshnjën vetëm 14 ditëshe.
Amy Litchfield, 31-vjeçe e kishte zënë gjumi pranë foshnjës së saj rreth orës dy të mëngjesit, ndërsa Reuben vetëm 14 ditësh, ishte në shtrat.
Babai Dan MCNulty kishte zbritur nga kati i dytë i shtëpisë për të ndezur një cigare, por dëgjoi foshnjën duke qarë dhe me shpejtësi u fut në dhomë.
“Po i del gjak”, i tha operatorit në telefon derisa i pushtuar nga paniku telefonoi ambulancën.
“Ekziston mundësia që qenit Dotty, Reubeni i është dukur si karrem apo lodër. Ka gjasa që të qarat apo ndonjë lëvizje e foshnjes nxiti reagimin e qenit”, tha eksperti Simon Newberry.
Ai u dërguar në spitalin e Kembrixhit në Angli, ku u konstatua se kishte lëndime të rënda në boshtin kurrizor, kokë dhe tru. Tri ditë pasi e hoqën nga aparatet që e mbanin gjallë, Reubeni ndërroi jetë.
Në seancën dëgjimore është konstatuar se një ekip i specializuar për kafshë, kishte paralajmëruar prindërit ende pa lindur Reubeni që të jenë të kujdesshëm me Dottyn dhe ta mbajnë larg fëmijëve.
Dan dhe Amy u arrestuan për moskujdes ndaj fëmijës, por në dhjetor të vitit 2020 gjykatësi vendosi të mos ngrejë padi ndaj tyre.