Në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj shprehu rezervat e saj për Donald Veshaj, me të cilin ka nisur një romancë brenda shtëpisë.
Më vonë, çifti debatoi gjatë natës, kur Donaldi i tha se ndoshta është më mirë që këngëtarja të jetë vetëm. Por sot, Beatrix vendosi t’i japë një mundësi tjerë aktorit dhe e puthi në buzë.
Këngëtarja ka shumë mbështetje nga miqtë e saj dhe një ndër ta është Fifi. Ndonëse i ka miq të dy, duket se i del në krah Trixës.
“Bebi jem, jam këtu”- shprehet Fifi me anë të një inserti me momentet më të mira brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ndërmjet saj dhe Beatrix.