Me këngë e valle, Rita Ora i tregon miliona ndjekësve origjinën shqiptare

Rita Ora i tregoi sërish ndjekësve origjinën e saj shqiptare.

Në një video që postoi në TikTok, këngëtarja me famë botërore shfaqet duke kërcyer valle tradicionale shqiptare.

Me shami në dorë ajo kërcen nën ritmet e këngës virale “Love Nwantiti” me remix-in shqiptar të këngës “Habibi”.

“Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok “miantëins” më inspiruan”, shkruan ajo krahas postimit, me emoji me flamurin shqiptar.