Ilir hap Kutinë e Pandorës/ Nominon veten dhe 2 banorë të tjerë

“Kutia e Pandorës’’ është tashmë është një detaj i pandashëm i lojës së ‘’BBV’’. Spektaklin e sotëm përpara kësaj zgjedhjeje u vendos Iliri.

Pa hezitim ai zgjodhi ta hapë këtë kuti, duke marrë përsipër benefitet dhe penalizimin e saj. Iliri sonte do të ketë mundësinë të darkojë me mikun e tij më të mirë, Sabianin.

Nga ana tjetër ai do duhet të dërgonte në nominim tre banorë, tek të cilët mund të përfshinte edhe veten. Në televotim ai zgjodhi të dërgonte veten, Eltionin dhe Arbrin.

Burimi: Gazeta Shqip