Bill Gates: Pandemia do të dobësohet pas valës së Omicron

GLASGOW, SCOTLAND - NOVEMBER 02: Bill Gates attends the World Leaders' Summit "Accelerating Clean Technology Innovation and Deployment" session on day three of COP26 on November 02, 2021 in Glasgow, Scotland. It is the 26th "Conference of the Parties" and represents a gathering of all the countries signed on to the U.N. Framework Convention on Climate Change and the Paris Climate Agreement. The aim of this year's conference is to commit countries to net zero carbon emissions by 2050. (Photo by Jeff J Mitchell - Pool/Getty Images)

Miliarderi dhe themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates beson se numri i të infektuarve me koronavirus në disa vende do të ulet pas valës së Omicron dhe më pas do të trajtohet si një grip sezonal.

“Ndërsa bota po kalon valën Omicron, sistemet shëndetësore do të përballen me shumë sfida. Rastet më të rënda po shfaqen tek njerëzit e pavaksinuar. Sapo Omicron të kalojë, rastet do të jenë më të pakta, kurse koronavirusi do të trajtohet më shumë si një grip sezonal”, ka shkruar Gates në Twitter.

Në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit, ai tha se ato kanë dy probleme: njerëzit që janë vaksinuar ende mund të infektohen dhe efektiviteti i ilaçit ka rënë me kalimin e kohës.

“Ne kemi nevojë për vaksina që parandalojnë infektimet e përsëritura dhe që duhet të jenë rezultative për shumë vite”, tha themeluesi i Microsoft.

Mbi origjinën e koronavirusit, Gates shkruan se ka prova që ai është transmetuar te njerëzit nga një specie tjetër.

“Në të ardhmen do të ketë shpërthime të ngjashme sëmundjesh që do të transmetohen nga specie të tjera, kështu që ne duhet të investohemi për t’u përgatitur kundër tyre”, tha ai.

Më herët, Gates ka sugjeruar se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë në vitin 2022, megjithëse tani me daljen e llojit Omicron, bota është duke përjetuar një moment shumë të vështirë.