Kisha Katolike në Romë e ka konsideruar fyese dhe të papranueshme një ceremoni mortore, ku sipër arkivolit ishte hedhur një flamur nazist jashtë kishës së Shën Lucias.
Pamjet e publikuara tregonin dhjetëra persona që kishin krijuar një korridor dhe nderonin me përshëndetjen fashiste sapo arkivoli i veshur me flamurin nazist parakalonte përballë tyre.
Të martën, në një deklaratë për mediet, vikari i Romës e dënoi ashpër skenën dhe theksoi se as famullitari dhe as prifti që kremtoi funeralin nuk ishin në dijeni të asaj se çfarë do të ndodhte jashtë pas përfundimit të meshës.
Ai e konsideroi flamurin nazist një simbol të tmerrshëm dhe të papajtueshëm me krishtërimin.
“Ky shfrytëzim ideologjik dhe i dhunshëm, veçanërisht pas një akti adhurimi pranë një vendi të shenjtë, mbetet serioz, fyes dhe i papranueshëm për komunitetin katolik të Romës dhe për të gjithë qytetarët vullnet mirë të qytetit tonë”, tha ai.
Deklarata citonte famullitarin Alessandro Zenobbi të distanconte veten dhe kishën nga çdo fjalë, gjest dhe simbol i shprehur jashtë kishës që i atribuohen ideologjive ekstremiste larg mesazhit të Ungjillit të Krishtit.