Panik në shtëpinë e Big Brother Vip/ Tërmet apo COVID?

Shtëpia  e Big Brother Vip është përfshirë nga moment anthi këtë të martë.

“Vëllai i Madh” ka vendosur të testojë banorët nëse janë apo jo të infektuar me COVID-19.

Për t’i mbrojtur këta të fundit dhe për të mos u rrezikuar jetën, zarfi i bardhë i mbërritur në shtëpi ka lajmëruar se banorët nuk do të kenë kontakt me familjarët apo personat e tjerë të cilët mund të futen në ambientet e brendshme për të surprizuar këta të fundit.

Gjithashtu nëpërmjet këtij zarfi produksioni ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për të ribërë edhe njëherë testimin nëse janë apo jo mbartës të virusit.