Modelja e njohur e rrjetit Instagram thotë se nuk ka dhënë kurrë lejen për të krijuar një robot seksi me pamjen e saj.
Yael Cohen thotë se një kompani kineze ka prodhuar kukullën e seksit me pamje të njëjtë me të, madje me nishanin e saj nën qafë gjithashtu duke i vënë emrin e saj.
Cohen tha në një intervistë me rrjetin britanik ITV se ishte shokuar kur zbuloi se kompania Irontech Dolls, po reklamonte kukullën e seksit me fytyrën e saj.
Cohen Aris tha se ishte vënë në dijeni që në vitin 2019 kur një ndjekës i saj e drejtoi te një forum ku po diskutohej krijimi i një kukulle seksi me imazhin e saj.
Por vitin e kaluar ajo u shokua kur pa se kompania e kishte vënë në jetë plotësisht planin duke krijuar kukullën sozi të Cohen.
Modelja tha se nuk kishte dyshime se pamja e saj ishte shfrytëzuar për krijimin e lodrës robotike dhe se do të kërkojë përballje ligjore.
Kukulla e seksit ka flokët e modeluar sipas saj, tiparet e fytyrës dhe nishanin karakteristik e emrin “Yael.”
“Nuk ka të bëjë vetëm me nishanin apo emrin tim. Kukullat e seksit janë thjesht kukulla por ka një kufi deri ku ato mund të duken si personi real”, tha modelja.
Një zëdhënës i kompanisë kineze ‘Irontech Dolls’ tha për Daily Mail se ngjashmëritë mes kukullës dhe modeles ishin vetëm një koinçidencë, por shtoi se pas ankesave mund të hiqet emri i saj “Yael.”
Lodra është e përbërë nga një skelet i brendshëm dhe koka të çmontueshme që mund të ndërrohen.
Irontech Doll me kokën e modeles ‘Yael’ shitet në faqe interneti për 1400 dollarë.