“Do dal pas Dagz nëse eliminohet”, Donaldi acarohet me komentet e Beatrix

Dagz, Einxhel dhe Iliri janë të nominuar e kësaj jave dhe njëri prej tyre do të dalë sonte nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Frika se mos del Dagz ka mërzitur Beatriksën, e cila ka një lidhje të ngushtë me artistin.

Disa herë, ajo ka thënë se do të largohet nga shtëpia, nëse Dj-i do të eleminohet.

“Nuk mund ta shoh shtëpinë pa të (qan). Nuk e imagjinoj dot, shpresoj me shpirt”, ka thënë ajo.

Donald Veshaj acarohet nga komentet e këngëtares, ndërsa i kërkon të qetësohet pasi gjithçka është vetëm një lojë.

Beatrix Ramosaj: Pse je me nerva?

Donald Veshaj: The që do dal

Beatrix Ramosaj: Nuk thashë, jo jeta nuk thashë ashtu

Donald Veshaj: E ke thënë dhe herë tjetër, që po doli Dagz do iki pas tij

Beatrix Ramosaj: Më fal o jeta

Donald Veshaj: E kam për ty që të mos mërzitesh, është lojë. Dua të dal dhe unë pas teje, po qetësohu.