Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të marrin 6 medalje në turneun ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë.
Turneu ndërkombëtar që u mbajt gjatë së dielës ishte për grupmoshat U12, U14, U16, U21.
Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.
Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshën U21, nga të cilët 4 të artë, një i argjendtë dhe një i bronztë, raporton KosovaPress.
Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.
Të artë:
Dardan Cena -73 kg
Anes Veseli -100 kg
Fatjona Kasapi -57kg
Dëbora Gjakova -63 kg
I argjendtë:
Muhamedin Veseli -66 kg
I bronztë:
Rios Kuka +100 kg