Vërtet paguhen banorët për qëndrimin në shtëpinë e “BBV”? Përgjigjet Valoni

Disa herë është përfolur se banorët e “Big Brother VIP” paguhen për qëndrimin e tyre në shtëpi.

Madje është folur dhe me shifra. Sipas disa portaleve, konkurrentët marrin 1500 euro në javë. Për këtë temë është shprehur ish-banori, Valon Shehu.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai është pyetur nëse kjo teori për shpërblimin e banorëve është e vërtetë. Sipas Valonit, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

“Jo, jo unë por askush dhe këtë e them me plot bindje sepse kam dëgjuar që është bërë e madhe,  nuk është e vërtetë aspak. 1500 euro java, nuk është e vërtetë”.