Surpriza për Donaldin më datë 9 janar, reagon Alban Ramosaj: Nuk para postoj mbi këtë temë…

Gjatë ditës së djeshme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë kaluar 3 parashuta, por njëra prej tyre tërhoqi më shumë vëmendjen e banorëve dhe jo vetëm. Në një nga parashutat shkruhej data 9 janar, në të cilën është ditëlindja e moderatores së njohur, Bora Zemani.

E mesa duket dikush ka dashur që t’ia rikujtojë këtë datë aktorit të humorit, edhe pse tashmë ai është në një lidhje me këngëtaren, Beatrix Ramosaj, me të cilën u njoh brenda në “Big Brother VIP”.

Pas kësaj surprize, e cila duket se e ka emocionuar Donaldin, ky i fundit ka biseduar menjëherë me Trixën. Këngëtarja u duk mjaft e mirëkuptueshme ndaj tij, duke i thënë se është një pjesë e jetës së tij e cila ka ndodhur kohë më parë.

Lidhur me këtë reagim kaq të qetë të Beatrix, vëllai i saj Alban Ramosaj ka dashur që të thotë dy fjalë. Ai ndryshe nga herët e tjera që ka zgjedhur të mos flasë, ditën e djeshme ka postuar një foto të çiftit Donald-Beatrix dhe ka shkruar:

“Nuk para postoj mbi këtë temë…. në fakt se kam bërë kurrë më parë por e ndjej ta bëj këtë herë ? Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimin etj etj”? Këtu shihni një nga ato momente.

Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e sa, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam.

Jam krenar për ty Trix! <3

Luaneshës skanë ci bëjnë, mbetet në Throne

#TruthAlwaysPrevails

#PureHeartsAlwaysWin”.

Burimi: Gazeta Shqip