Ambientalisti Leonardo DiCaprio është fotografuar duke shijuar pushimet me Camila Morrone në ishullin St. Barts, por disa fansa e kanë kryqëzuar yllin hollivudian.
Disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar se po tregohet hipokrit, pasi ka udhëtuar me një jaht luksoz që ndot mjedisin, ndërsa ai është një ndër zërat kundër ndotjes së mjedisit.
Aktori është ambasadori i OKB-së, i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin se si ndryshimet klimatike dhe neglizhenca e mjedisit ndikojnë te njerëzimi. Ai e ka quajtur ndryshimin e klimës si kërcënimin më të madh për njerëzimin.
Ai u ka bërë thirrje fansave që t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi, ndërsa me rolin e tij në hitin e Netflix, “Don’t Look Up”, arriti ta motivojë publikun që të marrë masa që mbrojnë planetin tonë.
DiCaprio ka lundruar në Karaibe me të dashurën Camila dhe miqtë e tij që prej 1 janarit, me një jaht të mbushur me qindra mijëra litra karburant, i cili prodhon sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit.
DiCaprio mesa duket ka marrë ‘leksione shqiptare’ nga takimi më kryeministrin Edi Rama, duke iu përmbajtur shprehjes, “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”.