Aksident tragjik në Mat, makina përfundon në greminë, vdes shoferi

Foto ilustruese

Një shtetas ka humbur jetën këtë të hënë në mëngjes në Mat, pasi ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte, duke përfunduar në greminë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Shkallë të Matit.

Makina ka përfunduar rreth 200 metra në greminë. Dyshohet se prezenca e mjegullës në rrugë, e ndikuar dhe nga terreni i vështirë kanë bërë që shtetasi me iniciale P.M. të humbasë kontrollin.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.