Tragjike në Nju Jork, 9 fëmijë të vdekur

Të paktën 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë kanë vdekur pasi zjarri përfshiu një bllok apartamentesh në Nju Jork.

32 persona të tjerë u dërguan në spital, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Komisioneri i departamentit të zjarrfikësve, Daniel Nigro tha se ata kishin gjetur viktima “në çdo kat” të ndërtesës 19-katëshe, duke e përshkruar zjarrin si “të paprecedentë”.

Flakët vijnë disa ditë pasi një zjarr në një apartament në Filadelfia vrau 12 persona. Tetë fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

Zjarri i së dielës shpërtheu në katin e dytë, ose të tretë rreth orës 11:00 me orën lokale.