Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen në disa qytete të Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë të diel më mbrëmje në Shqipërinë e mesme dhe juglindore.

Tërmeti, ka qenë me magnitudë 5.4 me epiqendër në Follorinë të Greqisë dhe thellësi 10 km.

Nuk raportohen ende dëme materiale, qytetarët e Follorinës, që ndodhet në veri të shtetit fqinj kanë dalë në rrugë, të panikosur.