Kafshët shtëpiake në Spanjë do të konsiderohen njësoj si fëmijët në rast divorci, sipas ligjit të miratuar në fillim të janarit.
“Kafshët shtëpiake në Spanjë do të njihen për herë të parë si qenie të gjalla dhe të ndjeshme dhe jo si objekte të thjeshta”, citon Reuters.
Në rast divorci, palët duhet të specifikojnë në marrëveshje se kush do të kujdeset për kafshën, kush do të përballojë shpenzimet për mirëmbajtjen e saj dhe kushtet e kujdestarisë së përbashkët.
Nëse marrëveshja është e pamundur, një gjyqtar ndërhyn për të mbikëqyrur mirëqenien e kafshës. Gjykatësi nuk do të lejojë që kafsha të qëndrojë me bashkëshortin që e keqtrajton ose e përdor si mjet hakmarrjeje.
Spanja nuk është vendi i parë që e bën këtë, disa vende të tjera evropiane që njohin kafshët si qenie të ndjeshme janë Franca, Gjermania, Zvicra, Austria dhe Portugalia