Një grua 40 vjeçe, me inicialet Gj.T. është vrarë këtë të diel me kallashnikov nga bashkëshorti i saj.
Krimi në familje dyshohet se ka ndodhur rreth orës 16:44 pas një konflikti mes çiftit në fshatin Nenshat.
50-vjeçari me iniciale N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.