Atentat në Fushë-Krujë! I plagosuri, person i njohur për policinë

Një shtetas mbeti i plagosur pasi ishte shenjestra e një atentati me armë këtë të diel në mbrëmje në Fushë Krujë.

Policia njoftoi se rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, Gentian Bejtja, rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe

I plagosur ka mbetur Klodian Stafuka, rreth 31 vjeç, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga pas të shtënave.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Sipas burimeve policore, Bejtja ka deklaruar se nuk i ka parë personat kanë qëlluar mbi të dhe për shkak të errësirës. Së bashku me Enver Stafukën, person që u rrëmbye dhe rezulton i zhdukur, G. Bejtja u arrestuar i akuzuar për vjedhjen e automjetit që u dyshua se u përdor për vrasjen e Lamajt. Mjeti u vodh pranë një pastiçeri në një nga rrugët më të populluara të Durrësit, ”Aleksandër Goga”, pranë drejtorisë së policisë.

Në shtator 2016, Bejtja i shpëtoi një shpërthimi me lëndë eksplozive në mjetin e tij ku mbeti i plagosur.

Së bashku me Enver Stafukën, Bejtja mori pafajësinë nga Gjykata e Durrësit, për mungesë provash si autorë të vjedhjes së mjetit të përdorur në vrasjen e komisarit në Tiranë në vitin 2013.