Situatë e paprecedentë është krijuar këtë të shtunë në selinë e Partisë Demokratike.
Qindra protestues janë mbledhur nēë oborrin e selisë blu. Disa prej tyre kanë tentuar të qëllojnë Roland Bejkon, i cili donte të futej brenda ambienteve.
Protetuesit i kanë treguar kartën e anëtarësisë dhe e kanë shtyrë Bejkon, ndërkohë që një prej tyre ka tentuar ta godasë edhe me çadër.
Roland Bejko është larguar nga ambientet e PD-së dhe nuk ka mundur dot të hyjë për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.
“Unë kam qenë njeriu që e kam mbështetur Berishën në 97’ por ka një kohë që boll është boll. Erdha të futesha në seli nuk e dija që kisha kaq shumë njerëz u gjenda përballë këtij reagimi. I drejtohem vetëm Sali Berishës të mbajë njerëzit nën kontroll se këtë që më bënë mua e kanë bërë vetëm turma e enveristëve që na ka nxjerrë jashtë nga greva. Për ca luftuam ne atëherë, luftuam për demokraci. Jemi që90 që luftojmë me këtë njeri dhe sot marrim këto sharje. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësia e menaxhimit të gjithë elitës së PD-së që e kanë lënë PD-në në këtë ditë”, tha Bejko.