Protesta në PD, Berisha: Bunkerin do e shndërrojmë në shtëpi të lirisë

Ish kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur këtë të shtunë në selinë e Partisë Demokratike bashkë me protestuesit.

Ai ka theksuar se kanë ardhur që të kthejnë këtë bunker të Bashës në shtëpinë e lirisë.

Të kthejmë këtë bunker të Lulzim shëmtirës, në shtëpinë e tyre të lirisë, po komunikoj me referendarët e lirisë. Shikoni si e kanë mbushur, postblloqe pas postblloqesh Edvin Rama ka që dje pasdite deri sot që përgatitet në ndihmë të Luzim pengut. Është proces. Kthim në shtëpinë e lirisë siç e ka statuti i saj. Është i rrethuar nga gardistët me kundragaz me mjete. Ai është rrethuar nga gardistët”, tha ish-kryeministri.

Sali Berisha ka thirrur sot një protestë para selisë blu, si ‘betejën’ e fundit për të nxjerrë Lulzim Bashën nga zyra.

Protesta ka si qëllim hapjen e dyerve të ‘shtëpisë së demokratëve’, sikurse ka premtuar ish-kryeministri.

Kjo protestë vjen pas nuk u respektua 5 janari, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.

Berisha premtoi dje se se protesta do të jetë paqësore e nuk do të preket asnjë punonjës i PD, por nga ana tjetër Basha flet për skenare dhune me banditë e kriminelë.

Megjithatë Basha ka thënë se janë të përgatitur,  ndërsa masa ka marrë edhe Kryeministria, duke ‘blinduar’ derën kryesore ashtu si kurse është bërë në çdo protestë të së shkuarës.

Basha ka thënë se ditën e sotme ai do të vijojë si normalisht punën e tij dhe se e vetmja betejë për të është ajo kundër ‘regjimit të Ramës’.

“Lufta” Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të SHBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, pasi ishte shpallur ‘non grata’ nga DASH për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.