Iliri, Donaldi apo Meridiani, kush la sonte shtëpinë

Meridiani është i eliminuari i radhës nga shtëpia e “Big Brother VIP” këtë të premte.

Në spektaklin e së martës, Donaldi vendosi të hapë kutinë e Pandorës dhe bashkë me udhëtimin që fitoi nëpër botë, “Vëllai i Madh” i kërkoi të nxjerrë në nominim tre konkurrentë.

Ai vendosi të shkojë vetë, Ilirin dhe Meridianin.

Zgjedhja e tij shkaktoi debate gjatë gjithë këtyre ditëve, ndërkohë që publiku votoi Meridianin për të lënë shtëpinë e “BBV”.