Partia Demokratike është kthyer në betejë lufte këtë të shtunë.
Mbështetës të Sali Berishës nuk kanë pritur protestën e orës 12:00 por kanë ‘pushtuar’ katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama.
Ndërkohë që më parë kanë goditur Sekretarin Për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejko dhe nuk e kanë lejuar të futet në seli.
Partia Demokratike e ka konsideruar si një njeri që do gjak dhe vetë rri fshehur Berishën.
Protesta e thirrur prej tij do të mbahet sot në orën 12:00 para selisë së PD, ku pritet të grumbullohen simpatizantët e Berishës për të hapur më pas dyert e ‘shtëpisë së demokratëve’, sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kjo protestë vjen pas dështimit të 5 janarit, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.
Sali Berisha thirri sot një protestë para selisë blu, si ‘betejën’ e fundit për të nxjerrë Lulzim Bashën nga zyra.
Protesta ka si qëllim hapjen e dyerve të ‘shtëpisë së demokratëve’, sikurse ka premtuar ish-kryeministri.
Kjo protestë vjen pas nuk u respektua 5 janari, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.
Berisha premtoi dje se se protesta do të jetë paqësore e nuk do të preket asnjë punonjës i PD, por nga ana tjetër Basha flet për skenare dhune me banditë e kriminelë.
Megjithatë Basha ka thënë se janë të përgatitur, ndërsa masa ka marrë edhe Kryeministria, duke ‘blinduar’ derën kryesore ashtu si kurse është bërë në çdo protestë të së shkuarës.
Basha ka thënë se ditën e sotme ai do të vijojë si normalisht punën e tij dhe se e vetmja betejë për të është ajo kundër ‘regjimit të Ramës’.
“Lufta” Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të SHBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, pasi ishte shpallur ‘non grata’ nga DASH për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.