Premtuan se do t’i dhuronin lekët për bamirësi/ Psikologia: Banorët luajtën me kartën e gabuar, s’janë të besueshëm

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News psikologia Xhoi Jakaj ka treguar se banorët gjatë spektaklit të fundit kanë luajtur me kartën e bamirësisë dhe kjo nuk është aspak e drejtë.

Premtuan se do t’i dhuronin lekët për bamirësi/ Psikologia:

“Banorët luajtën me kartën e bamirësisë dhe nuk bënë mirë që e përfshinë këtë çështje dhe nuk ishin fare të besueshëm.

Meridiani më tepër, i cili u përpoq të tregonte se në Shqipëeri ka shumë të rinj që kanë shumë para dhe i shpërdorojnë. Ky është një përdorim jo i bukur sepse nuk ka sens që të futesh të qëndrosh 4 muaj dhe të thuash që të gjitha parat t’i japësh për bamirësi.”- tha psikologia.

Kujtojmë se dy banorët Meridiani dhe Monika Lubonja të martën e kësaj jave janë shprehur se do të vijojnë lojën dhe nëse e fitojnë çmimin e madh, shumën do ta dhurojnë për bamirësi.

Burimi: Gazeta Shqip