Një grua ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti Brenda tunelit të Kalimashit në Kukës.
Makina me drejtues shtetasin Gj.M., banues në Shkopet është përplasur me makinën e drejtuar nga N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.