Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lagjen “Pavarësia” në Vlorë këtë të mërkurë.
Dyshohet se ka pasur një konflikt në afërsi të një marketi dhe është shtënë me armë zjarri ndaj Diego Hanajt i cili ka marrë dy plumba në dorë.
Ai është dërguar në spital, ku po merr edhe kujdesin e duhur mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Policia ka blinduar zonën dhe po punon për të kapur autorin ose autorët e përfshirë në këtë ngjarje.