Donald Veshaj duket se nuk mund të shpëtojë të shkuarës, ku ishte në një marrëdhënie me moderatoren Bora Zemani.
Konkurrentët e “Big Brother VIP” duhet të improvizojnë disa emisione të Top Channel dhe banorët i thanë Donaldit të marrë “Për’puthen”, ku prezantuese është Bora.
Aktori reagoi menjëherë dhe u tha banorëve të mos e përfshijnë në situata të tilla. Por Beniada ndërhyri dhe i tha se Bora është një vajzë e zgjuara dhe nuk ka pse ta marrë për keq.
Donaldi: Ku e di unë si i merr gjërat ajo jashtë
Beniada: Iku ajo histori. Mjaft! Jeta vazhdon përpara
Donaldi: Po patjetër, po thjesht nuk doja të mërzis njerëzit
Beniada: Jo, s’ka pse të mërziten
Beniada: Në spektakël pranohen këto gjëra
Donaldi: Pranohen, pranohen (qesh)
Beniada: Unë mendoj se vajzat shqiptare janë aq inteligjente, sa kur kuptojnë diçka, ecin përpara. Secili do shohë rrugën e tij.
Donaldi: Shpresoj
Beniada: Kështu do të jetë. Patjetër!