Disa deputetë, pjesë e Komisionit të Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike u drejtuan sot drejt selisë blu.
Berisha dhe mbështetësit e tij i lanë afat këtë 5 janar Lulzim Bashës të lirojë zyrën e PD-së.
Ata kanë provuar të hapin dyert e selisë së partisë për t’u futur në pjesën e brendshme, por ato kanë qenë të mbyllura me kyç.
Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ironizoi thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për të protestuar para selisë blu, në 8 janar.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet e padëshiruar nga SHBA dhe sipas tij po hera e parë në Shqipëri që një politikan i tillë thërret një protestë kundër partisë së tij:
“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA ,dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur“.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbështetësit e tij që t’i bashkohen protestës së 8 janarit 2022.
Berisha i rikthehet kështu protestave, me të cilat u mbyll dhe viti 2022. Mbështetësit e ish-liderit demokrat protestuan në ditën kur në Shqipëri erdhi Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, për të parë pjesë në takimin e radhës të “Open Balkan”, që u mbajt në Tiranë.
Selia e demokratëve nuk është “bunker i pengut”, shkruhet në njoftimin që ka publikuar Berisha, duke iu referuar kryedemokratit Lulzim Basha.