Gjykatësja kapet duke u puthur me të burgosurin vrasës

Një gjykatëse në Argjentinë është regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut teksa puthej në buzë me një vrasës, të cilin me heret përpiqej ta shpëtonte nga dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjykatësja Mariel Suarez u kap nga kamerat duke u puthur me Cristian ‘Mai’ Bustos në burgun e qytetit Treleu pasditen e 29 dhjetorit.

Një javë më herët Suarez kishte ngritur një panel gjykatësish për të vendosur për fatin e Bustos, i ciki vrau oficerin e policisë Leandro ‘Tito’ Roberts në vitin 2009.

Suarez ishte e vetmja gjyqtare e panelit që votoi kundër burgimit të përjetshëm, megjithse u argumentua se Bustos është një “kriminel shumë i rrezikshëm”.

Por refuzimi i saj nuk arrit të shpëtojë Bustos, i cili javës që shkoi mori dënimin maksimal.