“Beatrix mban rekord për…”/ Ish-banorja e BB VIP: Isha e sigurt që do të shtypte pulsantin e kuq

Wake Up – Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Paloma, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Ajo komentoi vendimet e banorëve për të qëndruar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, edhe pse afati i finales së madhe u shty për më 18 shkurt. Në fillim të transmetimit të BB VIP, ishte vendosur që do të mbaronte më 14 janar të këtij viti.

Ndërkohë gazetarja e njohur u shpreh se Beatrix mban rekord përsa i përket dëshirës për t’u larguar nga shtëpia. Ajo shton se ishte e sigurt që do të shtypte pulsantin e kuq dhe u habit nga vendimi i saj.

“Beatrix mban rekord për…”/ Ish-banorja e BB VIP: Isha e

“Përsa i përket kësaj dëshirës për t’u larguar nga shtëpia, pa diskutim që është ai presioni i tmerrshëm. Disa ndoshta e bëjnë për vëmendje, disa realisht duan të dalin se janë të lodhur. Por mendoj se Beatrix mban rekord përsa i përket dëshirës për t’u larguar nga shtëpia dhe nuk e dimë arsyen. Por isha e sigurt që do të shtypte pulsantin e kuq dje, duke pasur parasysh përpjekjet e vazhdueshme që ka pasur kohët e fundit për t’u larguar nga shtëpia. Ishte realisht shumë e habitshme, duke qenë se edhe Dagz po ashtu pasditen e djeshme insistoi patjetër të dilte, ndoshta ka filluar t’i rrahë zemra pak më shumë.

Burimi: Gazeta Shqip