Në jug të Francës 12 persona janë infektuar me një variant të panjohur deri tani të virusit korona, transmetojnë mediat franceze.
Pacienti zero thuhet se është nga Kameruni dhe ekspertët supozojnë se një lloj i ri i mundshëm mund të vijë nga ky vend i Afrikës Qendrore.
Lloji i ri u zbulua nga ekspertët e Spitalit Universitar në Marsejë, dhe u emërua përkohësisht B.1.640.2.
Në një studim paraprak, ekspertët e qeverisë franceze identifikuan 46 mutacione në variant dhe deklaruan se varianti i ri mund të jetë më ngjitës se lloji origjinal.