Një nga zonat më të populluara të kryeqyteti, “Don Bosco” është tronditur nga breshëria e të shtënave që ka lënë pa jetë një 35-vjeçar dhe ka plagosur katër të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Si pasojë e të shtënave, Erion Çela ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, dhe Edmond Crroj 41 vjeç dhe vëllai i vitimës, Blerim Çela.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.