Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbështetësit e tij që t’i bashkohen protestës së 8 janarit 2022.
Berisha i rikthehet kështu protestave, me të cilat u mbyll dhe viti 2022. Mbështetësit e ish-liderit demokrat protestuan në ditën kur në Shqipëri erdhi Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, për të parë pjesë në takimin e radhës të “Open Balkan”, që u mbajt në Tiranë.
Selia e demokratëve nuk është “bunker i pengut”, shkruhet në njoftimin që ka publikuar Berisha, duke iu referuar kryedemokratit Lulzim Basha.
Ish-kryeministri ka deklaruar disa javë më parë se data 8 janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD-së që firmosen të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike.
Ndërkohë, 5 janari është afati që Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së i kanë lënë Bashs që të dorëzojë detyrën dhe të dalë nga zyra.
Në reagimin e saj, PD deklaron se nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Sipas selisë blu çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur.