Vlora ia nis sërish! Shpërthen tritoli në një makinë të parkuar në qytet

Një automjet ka shpërthyer sot në lagjen Hajro Çakërri. Makinës së Bernard Sinomataj, që ka qenë parkuar, iishte vendosur një sasi lënde shpërthyese.

Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit ndodhet jashtë shtetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30.

Dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip “Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit“, njofton policia.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.