Sot ishte radha e Monika Lubonjës për t’u surprizuar me një mesazh nga qielli.
Një parashutë që mbante një dedikim për aktoren fluturoi mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sapo e pa, ajo i ngrit dhe e emocionuar ndoqi spektaklin në qiell.
Banorët nga ana tjetër nisën diskutimet rreth personit që ka dërguar mesazhin.
“E ka bërë Sabiani”, tha Arjola.
“E ka bërë PM”, tha Sarah, meqë parashuta kishte flamurin e Kosovës.
“E ka bërë PM ose fansat e mi kosovar”, tha Monika e emocionuar.
“Unë mendoj se e ka bërë piloti”, shtoi Einxhel.
Aktorja e cilësoi si një surprizë shumë të bukur që do ta mbajë mend gjatë.
Donaldi tha me shaka se parashuta po lëvizte shumë pranë tokës dhe drejtuesi i saj po e bënte qëllimisht.
Donaldi: E pe çfarë ngjyre i kishte sytë”
Monika: U emocionova
Donaldi: A do të shkoje në një fluturim me të? Ku doje të të çonte
Monika: Ku të donte ai, në çdo cep të hapësirës. Në ajër, atje ku është liria…